seliaNë brendësi të selisë së parisë është gjetur një monogram me shkronja latine, i cili dëshmon se është ndërtuar para shekullit të XV. Selia mund të jetë ndërtuar në kohën e principatës feudale të Muzakajve. Ajo kishte dy kulla të cilat e mbronin mirë hyrjen e saj. Muret e selisë janë ndërtuar me gurë të thyer mes të cilëve ndërfuten tulla dhe tjegulla. Selia është më e vonshme se akropoli.
Brenda saj ndodhet një sternë uji mbi të cilën ngrihej pallati i parisë. Mendohet se sterna është ndërtuar në shekullin XII-XIII. UJi në sternë sillej me anën e një sistemi tubacionesh i cili shfrytëzonte ujin e shiut. Pjesa ujëmbajtëse e mureve të sternes ndodhet nën tokë, me qëllim që uji të ruhej i freskët. Muret janë suvatuar me llaç me pluhur tulle që e pengonte daljen e ujit jashtë. Për siguri më të madhe mbi këtë sipërfaqje ështe kaluar edhe një cipë e hollë llaçi e përzjerë me të bardhë veze.