Edhe gjatë vitit 2011 sektori i Mirëmbajtjes dhe Menaxhimit të Qendrës Historike është përpjekur të realizoj një sërë ndërhyrjesh me karakter restaurues në disa banesa e monumente që paraqisnin nevojë urgjente për ndërhyrje. Punimet u përqëndruan më tepër në mirëmbajtjen e fasadave kryesore të banesave, restaurimin e strehëve dhe portave të hyrjeve kryesore në banesë, mure të dëmtuara dhe pjesë kalldrëmesh në itinerarët turistikë

1.      Vendosja e portës së jashtme në godinën e ish shkollës fillore në Kala. ………….         20.612 lekë

2.      Punimet në ambientet e Zdrukthtarisë, riparimi i pjesës së çatisë.  ……….. ….. ..        223.698 lekë

3.      Realizimi i ambientit sanitar tek Muzeu Etnografik.   ……………………… …………….         60.504 lekë

4.      Restaurimi i portës dhe strehës së Ferbent Shehut, pranë Qendrës Mesjetare………..    29.015 lekë

5.      Restaurimi i portës dhe murit sipër saj në banesën e vëllazëris Ziu në Mangalem……..  95.772 lekë

6.      Restaurimi i strehës së portës në banesën e Maj Gajdës në lagjen Mangalem. ………..   49.790 lekë

7.      Restaurimi i kalldrëmit pranë familjes Ndrio në lagjen Goricë. ………………….. …… 45.756 lekë

8.      Restaurimi i strehës në banesën e vëllazëris Mile në lagjen Goricë…… ……………………..   33.294 lekë

9.      Ndërhyrje restauruese në fasadën kryesore dhe pjesën e pasme në

banesën e Luto Myftarit në lagjen Goricë. …………………………………………………………..  138.955 lekë

10. Restaurimi fasadës Vasillaq Mbreshtanakut në lagjen Kala…………………………… ……..    32.090 lekë

11. Restaurimi i strehës së portës në banesën e Edmond Laskës në Goricë ……………………….32.491 lekë

12. Restaurimi i fasadës së Eleni Bojaxhiut në lagjen Kala………………. ……………………………  37628 lekë

13. Ndërhyrja në strehën e portës dhe vendosje porte e re tek

banesa e Xhovan Tushes në lagjen Kala……………………………………………………..71.883 lekë

14. Restaurimi i fasadës së banesës së Naum Dyshnikut në lagjen Kala…………………………… 14.306 lekë

15. Restaurimi fasadës së banesës së Cac Dollanit në lagjen Kala…………………………………… 28.052 lekë

16. Restaurimi i strehës së portës në banesën e Arif Haznedari në lagjen Kala. …………………24.166 lekë

17. Ndërhyrja në restaurimin e disa kalldrëmeve të dëmtuar në lagjen Kala .

18. Ndërhyrja në strehën e portës së Nikodhim Bushit në lagjen Goricë. …………………………..27.243 lekë

19. Vendosja e portës së banesës së familjes Bizbiqi në zonën tampon. ……………………………163.131 lekë

Restaurimi i fasadës së banesës së Sotiraq Simsisë në lagjen Goricë…………………………..135.077 lekë