Misioni:

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare është një institucion publik në varësi të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Që prej themelimit të saj, misioni kryesor i DRKK Berat është ruajtja dhe restaurimi i monumeteve të kulturës të zonës muzeale të qytetit të Beratit por edhe të gjithë monumenteve të tjera që ndodhen brenda territorit administrative të qarkut të Beratit. Për vetë rëndësinë që ka qendra historike e Beratit, sidomos pas përfshirjes së saj në vitin 2008 në listën e siteve të mbojtura nga organizata e UNESCO-s, i kushtohet një vëmendje më e madhe ruajtjes së vlerave që mbart kjo hapësirë urbanistiko – arkitekturore e trashëguar nga e kaluara.

Funksionet:

Ndër funksionet kryesore të DRKK Berat është restaurimi i monumenteve të kulturës të të gjitha gjinive si banesa, monumente kulti, ndërtime inxhinierike, fotifikime, etj. Për vetë rëndësinë dhe ekuilibrin e brishtë që ka, një rëndësi e madhe i kushtohet restaurimit të banesave të qendrës historike. Duke qenë se banesat e tre lagjeve muzeale janë të banuara ato kërkojnë gjithmonë ndërhyrje për të mos lejuar transformimin e tyre jashtë kritereve të Kartës Shqiptare të Restaurimit si edhe mirëmbajtjen e strukturave delikatë të materialeve si druri.

Një funksion jo pak rëndësi ka edhe kontrolli vazhdueshëm mbi monumentet për të parandaluar transformime në vëllimet dhe arkitekturën origjinale të qendrës historike. Për çdo shkelje që verifikohet zbatohet legjislacioni në fuqi për trashëgiminë kulturore. Vitet e fundit janë bërë përpjekje maksimale që ky fenomen të parandalohet.

Funksion tjetër është edhe kontrolli i zbatimit sipas ligjit për trashëgiminë i projekteve të restaurimit që zbatohen në territorin e zonës muzeale.

 

Kontaktet:

 Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Berat

Qendra Mesjetare: rruga “Petrit Lulo”

Berat, Shqipëri.

 

Drejtor: Eugen Kallfani

Tel: +355 32232393 

Mob: +355 693399767

Email: beratkulture@yahoo.com

                  kallfani2007@yahoo.it

Website: www.beratkulture.org