Ura e Frëngut ndodhet pranë fshatit Poshnje dhe duhet të ketë qenë pjesë e traktit të rrugës antike, e cila tek ura e Kuçit shkëputej nga dega jugore e via Egnatia. Ura është ndërtuar me një qemer me tulla me trashësi 82 cm, dhe hapësirë 5 m. Tullat me trashësi 5-6 cm lidhen me llaç me rërrë të imët. Qemeri me tulla sipër tij ka një kornizë tulle 5 cm. Muret anash harkut janë punuar me blloqe guri gëlqerorë. Blloqet në bregun e djathtë janë me përmasa 21-27 x 44-85 cm, ndërsa blloqet më të mëdah janë në mbështetjen e majtë. Balli i qemerit dhe arkivolta kanë qenë të suvatuara me një shtresë gëlqereje. Kalldrëmi i urës është i shtruar me gurë kave gëlqeror me madhësi mesatare vendosur shtrirë. Si element bazë për datimin e urës së Frëngut merret tulla e përdorur në ndërtimin e harkut të saj. Tulla e harkut ka përmasa 5-6 x 33 x 38 cm. Tulla të këtij dimensioni hasen mjaft në ndërtimet e periudhës antike të vonë, shek. IV-VI m.K. deri tani rezulton e vetmja urë e kësaj periudhe në Shqipëri.