Rrjeti shkollave që po zhvillojnë aktivitete edukuese përmes trashëgimisë po zgjerohet dita ditës. Shkolla Sali Gjuka në Urën Vajgurore  zhvilloi në pedonalen e qytetit ekspozitën e vlerave të Trashëgimisë Kulturore.Trashëgimia Materiale erdhi nëpermjet fotove dhe pikturave me imazhet e lagjeve muzeale dhe elementet karakteristike të arkitekturës beratase.Ekspozita u pasurua edhe me elemente te Trashëgimisë Jo Materiale ku shumë prej objekteve nxënësit i kishin sjelle nga familjet e tyre duke përcjell te të pranishmit larmishmerine dhe ruajtjen e traditës.