Në kuadër të programeve të edukimit kulturor u takuam në ambjentet e Laboratorit të Restaurimit të Veprave të Artit me nxënësit e shkollës 9 vjeçare “Mehmet Ali Vrioni”. Restauratorët e DRKK-Berat i shpjeguan nxënësve pjesë nga proçesi i punës së tyre të përditshme.Nxënësit u njohën me konceptin e veprave të artit,  konceptet bazë të restaurimit ,dhe fazat nëpër të cilat kalon një vepër gjatë restaurimit.Qellimi i këtij takimi ishte rritja e nivelit të njohurive rreth veprave të artit dhe nxitjen e pasionit dhe dëshirës në ruajtjen e këtyre vlerave.