Njoftim  për  konkurim  për vend  pune:  

Specialist  për Menaxhimin e Qendrës Historike -UNESCO.

Mbështetur në Ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”(I ndryshuar), në Urdhërin e Kryeministrit Nr.14 datë 22.01.2014 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Institutit të Monumenteve të Kulturës “ Gani Strazimiri” dhe Drejtorive Rajonale të Kulturës Kombëtare” shpall konkurimin për vend të lire pune në pozicionin:

Specialisti  për Menaxhimin e Qendrës Historike -UNESCO,  bën pjesë  në  sektorin e Arkeologjisë, Arkitekturës, Artit dhe Menaxhimit të Trashëgimisë  Kulturore.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME QË DUHET TË PLOTËSOJNË APLIKANTËT:

– Të jenë shtetas shqiptar.

– Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.

– Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës.

– Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.

– Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi.

– Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga administrata publike për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore.

– Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

KËRKESA TË VECANTA PËR KANDIDATIN:

  • Të ketë  kryer arsimin e lartë (sistemi 4-vjecarë  ose bachelor dhe master ) për  degën e Arkitekturës ose Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Politeknik   I Tiranës
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze ( te shkruaje e te flase shume mire ).

      –     Të ketë njohuri të mira kompjuterike dhe të njohë programet bazë Word , Exel,  

            Autokad 2d dhe 3d ,( preferohet të njohë programet, Photoshop, archicad, Studio max

            ose artlantis )

  • Të ketë aftësi menaxheriale, aftësi organizative dhe komunikuese. Të jetë motivues dhe

             të  punojë në grup.

  • Te kete referenca pune ne terren, ne zbatim dhe mundesisht eksperienca ne kantiere restaurimi. ( Preferohen deshmi dhe referenca te vertetuara ne vendet ku ka punuar)
  • Te kete aftesi organizative ne kantier dhe te kete experience ne zbatim punimesh,mbajtje te dosjeve teknike, te librezave te masave, situacionet etj.

Përshkrimi i punës :

Detyrat kryesore:

–  Mban përgjegjësi për hartimin e raportit vjetor të UNESKOS ( për pjesët e raportimit që janë detyrë institucionale e DRKK -së ),  dhe bashkepunon me grupet e punës që ngrihen nga DRKK, IMK  dhe Mnistria e Kulturës.

– Propozon strategji për menaxhimin sa me të mirë të Qëndres Historike, të monumenteve të kultures, te objekteve me vlera dhe qe jane te integruara ne monumentet e kategorise se pare.

–  Koordinon punen per hartimin, azhornimin dhe monitorimin e planit te menaxhimit te qendres historike dhe zones tampon si dhe koordinon punen  me specialistet e sektorit per hartimin e planit te menaxhimit te riskut si nje nga detyrat me te rendesishme qe UNESCO ka lene per qendren historike te Beratit.

– Mban kontakte me Institucionet qëndrore, Institutin e Monumenteve te Kulturës ,Ministrinë e Kulturës  si dhe me instancat  ndërkombetare si  ICOMOS, UNESKO,  etj ne lidhje me raportimet periodike që kerkohen.

– Ështe pergjegjes per funksionimin  e bibliotekes se DRKK-se duke u perkujdesur per fondin e saj dhe duke sygjeruar titullarit te Institucionit ne menyre periodike per pasurimin e saj duke bere pjese te bibliotekes tekste te rendesishem shkencore dhe botime akademikesh e studjuesish, te vlefshme ne fushen e restaurimeve.

– Bashkepunon me specialstet e tjere te sektorit per mirembajtjen dhe pasurimin e arkives teknike te institucionet me materiale hartografike, formate te printuar dhe dixhitale.

– Azhornon listën e problematikave dhe shkeljeve në bashkëpunim me grupet e punës  që në menyre periodike janë përgjegjes për kontrollin dhe verifikimin e tyre në Qëndren Historike.

– Raporton aktet e konstatimit dhe ja përcjell juristes së institucionit e cila sipas rasteve vepron duke marrë masat administrative të nevojshme.

–  Mban përgjegjësi për organizimin e aktiviteteve promovuese në datat e rëndësishme për, trashëgiminë kulturore duke ndërmarrë fushata sensibilizuese dhe informuese ndaj qytetareve duke i perfshire keta te fundit te ndergjegjesohen dhe njihen me te drejtat dhe detyrimet qe ata kane kundrejt ruajtjes te monumenteve te kultures në qendren historike dhe zonen e mbrojtur.

– Mer pjese ne grupet e punes qe ngrihen në mënyre periodike  per verifikime ne terren duke kryer matje , azhornime e  rilevime te monumenteve, kalave , zonave arkeologjike etj ,të vlefshme me pas  për  hartimin e projekteve të konservimit dhe restaurimit.

–  Rilevon duke skicuar çdo element të vjetër që del në fazat e restaurimit dhe në bashkëpunim me arkeologun, arkitektin dhe inxhinierin e ndertimit i trajton ato  në mënyrë shkencore duke shërbyer për botime që mund të beje DRKK  dhe  IMK .

– Kryen regjistrimin, katalogimin informatik  dhe azhornimin e “pasaportave” te monumenteve te qendres historike dhe zones tampon ne bashkepunim me specialistin arkitekt të sektorit Skrapar – Kuçovë dhe ne koordinim me homologet e Institucioneve te Qendres Kombetare te Inventarizimit te Pasurive , IMK, sekretarise teknike te KKR dhe te KKA.

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË (IV-b)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës    30 .   11 .2016 Drejtorine Rajonale te Kultures Kombetare – Berat  në adresën: Lagja “ 28 Nëntori” Berat  ose në adresën e e-mailit :beratkulture@yahoo.com këto dokumenta:

– CV;

– Fotokopje të  noterizuar te diplomës dhe librezës së notave;

– Fotokopje të librezës së punës;

– Fotokopje të  deshmive dhe çertifikatave të ndryshme te  kualifikimit (nëse ka);

– Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit;

– Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).

Pas  verifikimit  paraprak të aplikimeve, në Drejtorine Rajonale te Kultures Kombetare – Berat  do të shpallet lista e konkurrentëve të cilet  do të vazhdojnë më tej konkurimin ne baze te dokumentave te paraqitur  dhe duke u bazuar ne  interviste te drejperdrejte , data dhe vendi i se ciles do ti komunikohet cdo konkuruesi.