Njoftim  për  konkurim  për vend  pune:

Specialist  Arkeolog .

Mbështetur në Ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”( I ndryshuar), në Urdhërin e Kryeministrit nr.14 datë 22.01.2014 “Për miratimin e strukturës dhe organikës dhe të organikës së Institutit të Monumenteve të Kulturës “ Gani Strazimiri” dhe Drejtorive Rajonale të Kulturës Kombëtare” shpall konkurimin për vend të lire pune në pozicionin:

Specialisti Arkeolog, bën pjesë  në  Sektorin e Arkeologjisë, Arkitekturës, Artit dhe Menaxhimit të Trashëgimisë  Kulturore.

 

KËRKESA TË PËRGJITHSHME QË DUHET TË PLOTËSOJNË APLIKANTËT:

– Të jenë shtetas shqiptar.

– Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.

– Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës.

– Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.

– Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi.

– Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga  vendi I punëspër shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore.

– Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

KËRKESA TË VECANTA PËR KANDIDATIN:

  • Të ketë  kryer arsimin e lartë  për  degën e Historisë  në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë Universiteti i Tiranës.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze .
  • Të ketë njohuri të mira kompjuterike dhe të njohë programet bazë Word , Exel, etj .

 

  • Të ketë kryer kualifikime dhe të paraqesë certifikatat përkatëse.

 

  • Të ketë aftësi menaxheriale, aftësi organizative dhe komunikuese. Të jetë motivues dhe të  punojë në grup.
  • Të ketë eksperiencë pune.

Përshkrimi i punës :

Detyrat kryesore:

 

 

  1. Mbikqyr punimet e ndryshme të nëntokës në rastet e ndërhyrjeve në infrastukturë në zonat me potencial të mundshëm arkeologjik në territorin e qarkut të Beratit.
  2. Në bashkëpunim me Agjencinë e Shërbimit Arkeologjik kontrollon dhe dokumenton gërmimet në terrotoret e monumenteve të kulturës dhe zonave arkeologjike.
  3. Kontrollon gërmimet e nëntokës në rastin e realizimit të projekteve të mëdha të restaurimit në monumente dhe zonat përreth tyre.
  4. Përditëson faqen e internetit të drejtorisë duke rifreskuar informacionet e ndryshme si dhe bëjnë artikuj shkencorë në botimet e IMK-së.
  1. Ndjek problematikën e ndërtimeve të paligjshme në monumentet e kulturës dhe qendrat

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË (IV-b)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 25/05/2016 në Drejtorinë Rajonale të kulturës Kombëtare Berat

– CV;

– Fotokopje te diplomës dhe librezës së notave;

– Fotokopje të  deshmive dhe çertifikatave të ndryshme te  kualifikimit (nëse ka);

– Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit ( nese ka) ;

– Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).

Pas  verifikimit  paraprak të aplikimeve, në Drejtorine Rajonale te Kultures Kombetare – Berat  do të shpallet lista e konkurrentëve të cilet  do të vazhdojnë më tej konkurimin ne baze te dokumentave te paraqitur  dhe duke u bazuar ne  interviste te drejperdrejte , data dhe vendi i se ciles do ti komunikohet cdo konkuruesi.