Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare  – Berat

Njoftim  për  konkurim  për vend  pune:

Specialist  për Menaxhimin e Qendrës Historike -UNESCO.

Mbështetur në Ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”( I ndryshuar), në Urdhërin e Kryeministrit nr. 14, datë 22.01.2014 “Për miratimin e strukturës dhe organikës sëInstitutit të Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri”dhe Drejtorive Rajonale të Kulturës Kombëtare”,  Drejtoria Rajonale e Kultur Kombëtare Berat shpall konkurimin për vend të lire pune në pozicionin:

Specialist për Menaxhimin e Qendrës Historike -UNESCO,  në  sektorin e Arkeologjisë, Arkitekturës, Artit dhe Menaxhimit të Trashëgimisë  Kulturore.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME QË DUHET TË PLOTËSOJNË APLIKANTËT:

– Të jenë shtetas shqiptar.

– Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.

– Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës.

– Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.

– Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi.

– Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore.

– Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

KËRKESA TË VECANTA PËR KANDIDATIN:

Të  ketë  kryer arsimin e lartë  për  degën e Arkitekturës, Inxhinierisë së ndërtimit ose  Historisë me kusht që të ketë specializimin e duhur dhe në fushën e trashëgimisë kulturore,  pra Master Shkencor në “Trashegimi Kulturore” ose  “Arkeologji”, Universiteti i Tiranës.

Të ketë jo më pak 3  ( tre ) vjet  experience pune në fushat e sipërpermendura apo te kete  punuar ne Institucione te Trashegimise  Kulturore .

Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze të dokumentuar ( te shkruaje e te flase shume mire ). Te kete certifikate njohje per gjuhe te huaj.

Të ketë njohuri të mira kompjuterike dhe të njohë programet bazë Word , Exel,   Autokad 2d dhe 3d ,(preferohet të njohë programet, Photoshop, archicad, Studio max ose artlantis)

Të ketë kualifikime dhe certifikata në fushën e Trashëgimisë, arkeologjisë, artit dhe arkitekturës.Preferohen kandidate te cilet kane kryer botime dhe artikuj, monografi dhe studime ne fushen e trashegimise, ne restaurime, ne fushen e arkitektures, arkeologjise  etj.

Te kete eksperienca ose kualifikime ne fushen e trashegimise, te kete bashkepunime ne hartimin e projekteve te restaurimit apo te kete kryer ekspedita arkeologjike.

Të ketë aftësi menaxheriale, aftësi organizative dhe komunikuese. Të jetë motivues dhe të  punojë në grup.

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË (IV-b)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 25/08/2015 pranë Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Berat në adresës  lagja “ 28 Nëntori” Berat, e-mail beratkulture@yahoo.com dokumenta:

– Kërkesë për aplikim dhe një letër motivimi;

– CV;

– Fotokopje të  noterizuar te diplomës dhe librezës së notave;

– Fotokopje të librezës së punës;

– Fotokopje të  deshmive dhe çertifikatave të ndryshme te  kualifikimit (nëse ka);

– Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit;

– Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

– Vertetim nga prokuroria.

– Vertetim nga gjykata.

– Raport mjeko – ligjor.

– Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).

Pas  verifikimit  paraprak të aplikimeve, në Drejtorine Rajonale te Kultures Kombetare – Berat  do të shpallet lista e konkurrentëve të cilet  do të vazhdojnë më tej konkurimin ne baze te dokumentave te paraqitur  dhe duke u bazuar ne  interviste te drejperdrejte , data dhe vendi i se ciles do ti komunikohet cdo konkuruesi.