Konferenca finale e projektit SUSTCULT (Arritja e qëndrueshmërisë nëpërmjet një qasje të integruar në trashëgiminë kulturore) u mbajt në Ljubljanë Slloveni ne 8  Prill  dhe ishte një rast i rendesishem për të dhënë njohuri të mëtejshme në rezultatet e projektit , analizuar mundësitë e financimit dhe për të diskutuar idetë e mundshme të projekteve në fushën e trashëgimisë kulturore në të ardhmen . Veprimtaria mblodhi së bashku organizatat ndërkombëtare , rrjetet evropiane , zyrtarë qeveritarë, projekte të tjera kulturore Evropiane dhe organizata kulturore, me qëllimin  që të ndanin praktikat më të mira dhe zgjidhjet e duhura për çështjet e mbrojtjes së trashëgimisë dhe të promovimit te saj.
Qytetet pjesëmarrese ishin Berat( Shqiperi), Bakau ( Rumani), Vipava Valley ( Slloveni) , Korfuz (Greqi), Venecia( Itali), Ohri ( FYROM), Hurezi ( Rumani).

Në këtë Konference u prezantuan rezultatet e projekteve të financuara nga Bashkimi Europian per Europën Juglindore të realizuara gjatë viteteve  2007-2013 , rezultatet e projektit SUSTCULT, ndërsa ekspertë nga Zyra e UNESCO-s në Venecia  dhe ICCROM prezantuan sfidat kryesore të menaxhimit të trashëgimisë kulturore në rajonin e Evropës Juglindore , çështjet e edukimit dhe trajtimi i konservimit në menaxhimin e qëndrueshëm të trashëgimisë kulturore .

Diskutimete hapura trajtuan nje numër të temave kryesore : si mënyrat e  financimit për  mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe promovimin e saj në periudhën 2014-2020 , u prezantuan disa programe financimi të Bashkimit Europian si Programi Danub , Programi Adriatik-Jon , Programi Ballkan – Mesdhe, Programi Evropa Qendrore dhe Programi i Hapesirës​​ Alpine .

Gjatë Konferencës u zhvilluan disa projekt  ide mbi zhvillimin e Trashëgimisë Kulturore në periudhën e programimit 2014-2020 , duke synuar identifikimin e fushave të përbashkëta të të menduarit dhe të interesit bazuar në gjetjet dhe sfidat e projektit SUSTCULT . Pjesëmarrësit ishin të angazhuar në mënyrë aktive në një punë bashkëpunuese e cila ndihmon për të ndarë prioritetet për iniciativat e ardhshme të përbashkëta në Menaxhimin e Trashëgimisë Kulturore në Europën Juglindore.

Qyteti i Beratit,deklaruar Qytet Muze në 1961 nga Qeveria Shqiptare, iu shtua Listës së Trashëgimisë Kulturore të Unesco-s në 2008.Berati është një qendër historike e fortifikuar, i cili dëshmon pasurinë dhe diversitetin e trashëgimisë arkitekturore të rajonit.Qendra Historike përbëhet nga Kalaja e Beratit e ndërtuar mbi një kodër në anën veriore të lumit, lagjia Mangalem vendosur në këmbët e kodrës së kalasë , kalaja e Goricës dhe lagjia e saj vendosur në bregun jugor të lumit  si dhe Qendra Mesjetare. Qendra urbane e qytetit ka dëshmi të jashtëzakonshme të llojeve të ndryshme të monumenteve dhe nje arkitekturë mbresëlënëse, qendër e rëndësishme e turizmit kulturor në Shqipëri.