Trashëgimia kulturore dhe natyrore dhe atraksionet turistike të Beratit po prezantohen në një Platformë WEBGIS ku janë publikuar hartat me të dhënat geo-hapësinore dhe informacione mbi trashëgiminë kulturore dhe pikat me interes, të dhënat mund të përdoren nga turistet dhe aktorë të tjerë të interesuar për vlerat kulturore të Europës Juglindore. Ky Studim po realizohet në kuadrin e Projektit  SUSTCULT financuar nga Bashkimi Europian,  Programi për Europen Juglindore. Sitet e perfshira ne projektin SUSTCULT janë : Venecia (Itali), Korfuz (Greqi),Ohri (FYROM), Vipava Valley (Slloveni),Bakau (Rumani), Berat ( Shqipëri), Manastiri i Hurezit ( Rumani).

Një prej drejtimeve të projektit SUSTCULT  është:

– të zhvillojë një platformë të ndërtuar në website, e cila do të publikojë dhe ndajë të dhënat GIS për të lehtësuar shkëmbimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore  mbi bazën e bashkëpunimit.
Teknologjia GIS do të mbeshtesë procesin e promocionit të SIT-it. Informacioni specifik hartografik do të përdoret për të focruar zhvillimin e qëndrueshëm dhe promocionin e Sitit. Është bërë e mundur të krijohen harta interaktive, të integruara me të dhëna të tjera si përshkrim teksti dhe imazhe me foto. I gjithë ky informacion do të mbështesë të dhënat gjeografike dhe do të sigurojë një përshkrim më të detajuar të Sitit.

Platforma WEBGIS është një mjet i Projektit  SUSTCULT për të publikuar dhe ndarë informacionin e lidhur me trashëgiminë kulturore në një mënyrë praktike dhe për të promovuar atraksionet apo aktivitete ekonomike mbi principet e një turizmi të qëndrueshëm, dhe vlerësimin e identitetit kulturor lokal( aktivitete tradicionale, artizanati, ekoturizmi, tur operatorët etj ).

Ky instrument do të lejojë publikimin e hartave për iteneraret  turistike për 7 Sitet pilot   që përfshihen në projekt.Ju lutem vizitoni : www.sustcult.eu (WebGIS Platform).