Në datën 18 Prill 2013, në Galerinë e Arteve “Edward Lear”, Berat u zhvillua ekspozita “Historiku i marrëdhënieve Ruso‐Shqiptare në materialet arkivore të Federatës Rusë dhe Republikës së Shqipërisë”.

Kjo ekspozitë e pati prezantimin e saj të parë në Tiranë, në tetor të vitit 2012 me rastin e 20‐vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve Ruso‐Shqiptare. Janë 32 panele të cilat janë përgatitur nga Arkivi rus në bashkëpunim me atë shqiptar.

2Këto panele dëshmojnë në mënyrë kronologjike historikun e marrëdhënieve midis dy shteteve. Ato nisin prej vitit 1788, vazhdojnë me hapjen e ambasadës së parë ruse në Vlorë në vitin 1806, në 1924, atëherë kur u vendosën mardhëniet diplomatike midis dy shteteve. Në vitin 1958 u nënshkrua Traktati i Miqësisë dhe Bashkepunimit midis dy vendeve dhe një vit më pas – Deklarata e Bashkëpunimit. Marrëdhëniet diplomatike, të ndërprera në vitin 1961, u rivendosën në vitin 1990, të cilat vijojnë edhe në ditët e sotme.

Fjala e hapjes u mbajt nga Ark. Rezarta Pilafi. Të pranishëm në panelin përshëndetës ishin, Kryetari i Bashkisë Berat Fadil Nasufi, zëvendës ambasadori rus Dmitry Verchenko, dhe i ngarkuari me punë i Ambasadës Suedeze në Shqipëri, Patrik Svensson. Qytetare dhe të interesuar të kësaj pjese historie Ruso‐Shqiptare, ishin të pranishëm gjatë ekspozitës.