Studio PNI -1 në bashkëpunim me Partneret locale të Projektit SUSTCULT –Bashkia Berat dhe DRKK Berat organizuan në datën 5 Shkurt 2013 Workshopin për percaktimin e objektivave strategjike për Qendrën Historike të Beratit, në kuadrin e përgatitjes së Planit të Menaxhimit për Sitin e Beratit.

Përgatitja e Planit të Menaxhimit realizohet në kuadrin e projektit SUSTCULT financuar nga Bashkimi Europian, Programi për Europën Juglindore.

Workshopi vijoi takimin mbi analizen SWOT organizuar në Janar 2012 me specialistë të institucioneve locale të Beratit mbi menaxhimin e qendrave historike.

Projekti SUSTCULT synon përmirësimin e menaxhimit të Qendrave Historike nëpërmjet një metodologjie të përbashkët duke vlerësuar kompleksitetin e trashëgimisë kulturore në rajonin e Europes Juglindore.

Gjatë Workshopit pjesëmarësit diskutuan mbi bazën e presioneve dhe pikave të forta të identifikuara gjatë workshopit të pare dhe adresuan përcaktimin e objektivave specifike të planit të veprimit.

Diskutimet u perqendruan mbi restaurimet, rivitalizimin, rreziqet natyrore dhe gjendjen e banesave në Qendrën Historike, procesin e braktisjes së banesave dhe mundësitë për stimulimin e banorëve për të jetuar në Qendrën Historike, proceset e lidhura me legalizimin e ndërtimeve informale dhe mundësinë për zhvillimin e turizmit familjarë në zonat muzeale.

Pjesëmarrës në Workshop ishin përfaqësues të Bashkisë Berat, Drejtorisë së Kulturës Kombëtare Berat, Këshillit të Qarkut, specialist lokal edhe specialist të Institutit të Monumenteve të Kulturës Tiranë.

Workshopin e përshendeti N/Kryetare e Bashkisë Berat Znj.Evgjeni Pelivani dhe Z. Lonik Çuedari- Drejtori i Drejtorise se Kultures Kombëtare Berat, si drejtues të Organizatave partnere të projektit SUSTCULT.Më pas Specialistët Luciano Bojaxhiu dhe Rais Petrela prezantuan mbi bazën e analizës SWOT , prioritetet në Qendrën Historike dhe strategjitë e arritjes së tyre.

Pjesëmarrësit morën pjesë në diskutime dhe ne grupe pune, duke përgatitur objektivat për Qendrën Historike të Qytetit.

Ky takim  do te vijohet nga takime të tjera me grupe ekspertësh , deri në përgatitjen e Planit të Menaxhimit.