Kisha e Shën Mëhillit është ndërtuar në anën jugore të kalasë së Beratit vendosur në një shkëmb të thepisur. Kisha është një kapelë e tipit kryq i brendashkruar pa mbështetje të brendshme, me kupolë mbi tambur dhe me narteks në anën perëndimore. Edhe pse në shikim të parë duket një kapelë me përmasa të vogla, përsa i përket vëllimeve arkitekturore, si ne pamjen e jashtëme dhe të brendshme monumenti është shumë i arrirë. Teknika e ndërtimit të pjesëve të muraturës është me klausonazh (kombinimi i rreshtave të tullës me gurin) në gjithë planimetrin e saj. Piktura murale që vishte pjesët e brendshme të kishës ruan vetëm gjurmë të pakta, gjithë sipërfaqa është e mbuluar me një shtresë gëlqereje. Në dallim nga kishat e tjera të Beratit, këtu vërehen përpjestime më të zhvilluara, një nivel më të lartë arkitektonik dhe një prirje për përsosje të formave. Terrirori ku ndodhet kisha  bënte pjesë brenda në fortifikimin e poshëm të kalasë së Beratit, gjurmë rrënojash të këtij monumenti duken edhe sot. Monumenti datohet në shekullin e XIV.