Studio PNI -1 në bashkëpunim me Partneret lokalë të Projektit SUSTCULT –Bashkia Berat dhe DRKK Berat  organizuan në datën 15 Janar Workshopin për identifikimin dhe analizën e rreziqeve dhe mundësive për Qendrën Historike të Beratit, në kuadrin e përgatitjes së Planit të Menaxhimit për Sitin e Beratit.

Përgatitja e Planit të Menaxhimit realizohet në kuadrin e projektit SUSTCULT financuar nga Bashkimi Europian, Programi për Europën Juglindore.

Workshopi vijoi trajnimin e zhvilluar në muajin Tetor 2012 me specialistë të institucioneve lokale të Beratit mbi menaxhimin e qendrave historike.

Projekti SUSTCULT synon përmirësimin e menaxhimit të Qendrave Historike nëpërmjet një metodologjie të përbashkët duke vlerësuar kompleksitetin e trashëgimisë kulturore në rajonin e Europes Juglindore.

Gjatë Workshopit pjesëmarësit siguruan informacion mbi të gjithë faktorët që mund të ndikojnë pozitivisht ( ose negativisht ) në asetet e Sitit dhe rreth mundësive dhe rreziqeve që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm. Rreziqet dhe mundesitë do të adresohen tek përcaktimi i objektivave specifike të planit të veprimit dhe tek projektet konkrete që do ndërmerren për t’i përballuar ato.

Pjesëmarrës në Workshop ishin përfaqësues të Bashkisë Berat, Drejtorisë së Kulturës Kombëtare Berat, Këshillit të Qarkut, Drejtorisë së Muzeumeve, Prefekturës,Galerisë së Arteve dhe specialistë të Institutit të Monumenteve të Kulturës Tiranë.

Workshopin e përshendeti Kryetari I Bashkisë Berat Z. Fadil Nasufi dhe më pas Prof.Andrea Maliqari – Arkitekt dhe Drejtues i Studio PNI dhe Specialistët Luciano Bojaxhiu dhe Rais Petrela prezantuan strukturën e Planit të Menaxhimit dhe hapat që  do të ndërmerren drejt finalizimit të tij.

Pjesëmarrësit morën pjesë në diskutime dhe ne grupe pune, duke përgatitur  analizën SWOT për Qendrën Historike të Qytetit.

Ky takim  do te vijohet nga takime të tjera me grupe ekspertësh , deri në përgatitjen e Planit të Menaxhimit.