Partnerët e projektit Sustcult, organizuan takimin e rradhës i cili u mbajt ne Korfuz (Greqi) në datat 3-5 Tetor 2012. Takimi i cili vijoi takimin e Beratit në Maj 2012, u organizua në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Menaxhimit të Qëndrueshëm të Trashëgimisë Kulturore.

Organizatorët e takimit,partnerët e Susutcult në Korfuz, hapën takimin me një fjalim mikpritës i mbajtur nga Z.  Vasileios Laopodis- Presidenti i Organizatës Culture Polis. Bashkia eVenecias – Partneri Lider i projektit, prezantoi temën e rëndësisë së menaxhimit të integruar për zhvillimin e trashëgimisë,nëmenyrë të veçantë lidhur me përgatitjen e Planeve të Menaxhimit për secilin  Sit.

Përfaqësuesit e Ministrisë Greke të Kulturës, Znj. Evgenia Gerou si dhe Znj. Vlazaki, Përfaqësuesi i zyrës së UNESCO-s në Venecia, Z. Philippe Pypaert, Përfaqësues i komunitetit  Helen për Unesco-n  Znj. Papachristou,bënë përshëndetjet zyrtare të takimit.

25 përfaqësues nga organizatat partnere morën pjesë aktivisht në takim, duke siguruar informacion mbi zhvillimin e aktiviteteve në nivel lokal, në kuadër të shqyrtimit afatmesëm të projektit.

BashkiaVenecia – Partneri Lider, përshkroi plotësisht arritjet e deritanishme, aktivitetet e ardhshme, rezultatet dhe afatet. Disa nga temat që u diskutuan në takim ishin të lidhura me trajnimet në site,të cilat do të vijojnë trajnimet online nga menaxherë të vendeve dhe ekspertët.

Bashkia Berat dhe Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Berat, prezantoi aktivitetet e lidhura me projektin si dhe hartat GIS me atraksionet turistike të cilat janë hedhur ndërkohë në Platformën e përbashkët WEBGIS .

Gjithashtu u prezantua Metodologjia e përbashkët e cila do të shërbejë si një mjet për përgatitjen dhe zbatimin e planeve të menaxhimit.

Të gjithë partnerët raportuan për projektet dhe diskutuan mbi hapin e ardhshëm, për përgatitjen e Planit tëMenaxhimit, monitorimin e Platformës WEBGIS dhe rezultateve të çdo pakete pune. Paralelisht me takimin e partnerëve u organizua trajnimi për ekspertët  WEBGIS të cilët janë duke punuar në Platformën WEBGIS për të 7 vendet.

Në 4 Tetor ekipi i SUSTCULT Korfuz, organizoi një tur interesant dhe të këndshëm të Qendrës Historike të Korfuzit, duke përfshirë tur në monumentet kulturore të cilat janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore tëKorfuzit dhe të Greqisë në përgjithësi.