Teqeja e Abas Aliut ndodhet në krahun jugor të malit të Tomorrit, në majën e quajtur Kulmak në lartësinë 2400 m mbi nivelin e detit. Vendi i shenjtë për sektin bektashi ku zhvillohet peligrinazhi i muajit gusht u shpall monument kulture në vitin 2008. Ngjtja për në vendin e shenjtë kalon në një peisazh të bukur natyror në krahun lindor të shpatit të Tomorrit. Përpara se të shkosh tek vendi shenjtë i tyrbes së Abas Aliut, ndalon për një pushim në godinat e teqeqë që gjenden më poshtë në lartësi. Peligrinazhi katër ditor kulmon me sakrifikimin e qingjit në hell pranë tyrbes që është edhe momenti më interesant i gjithë ceremonisë festive. Vendin e shenjtë e vizitojnë jo vetëm banorët e zonës por edhe shumë të tjerë nga gjithë Shqipëria. Vitet e fundit falë një investimi  vendi i shenjtë është sistemuar për ti shërbyer më mirë vizitorëve të shumtë.